Belind Këlliçi, ish-kandidati i opozitës për kreun e bashkisë së Tiranës në zgjedhjet vendore, aktualisht pjesë e Kryesisë së PD, së bashku me një grup ekspertësh, do të vazhdojë edhe këtë javë, edhe në javët në vazhdim, zbulimin e plotë para Strukturës së Posaçme Antikorrupsion të aferës qeveritare të grabitjes së milionave eurove nëpërmjet inceneratorëve fantazëm, si ai i Tiranës.1000 faqe të reja me prova dhe fakte do t’u dorëzohen prokurorëve.
Këlliçi ka bindjen se pavarësisht nga arrestimet e fundit të disa zyrtarëve, SPAK nuk ka bërë gjë tjetër përveçse është përpjekur ta mbyllë me aq çështjen, por “nuk besoj se ka shqiptar sot që për një aferë që shkon deri në 1 miliard euro, fajin e paskan pasur disa zyrtarë në bashkitë respektive, e paska pasur Arben Ahmetaj e Taulant Tusha, kurse Edi Rama dhe Erion Veliaj nuk ditkan gjë”, tha ai.
Pyetje: Këlliçi, ju jeni armiku i inceneratorëve, personazhi i keq i kësaj fabule?
Belind Këlliçi: “Duhet të pyesim Grupin e Strukturuar Kriminal, por nga reagimet që shoh në portalet që ata paguajnë, disa portale që baltosin njerëzit, që bëjnë presion, që janë euforikë në fakt dhe në nivele mediokër, duke se ua kemi prishur shumë terezinë me deklaratën e së shtunës nga selia e PD, por ata e dinë diçka fare qartë se në fakt SPAK-u, nëse ka një qokë që u ka bërë të akuzuarve për këtë aferë, është fakti se nuk i merr të pandehur si një grup i strukturuar kriminal, që në fakt ata janë, se janë të njëjtët njerëz edhe tek Fieri, edhe tek Elbasani, edhe tek Tirana. Por ata e dinë mjaft mirë se grupi i ekspertëve të PD-së ka të paktën dhe rreth njëmijë faqe dokumente, prova të reja e nuk do ta lërë kurrë këtë çështje të mbyllet pa shkuar deri në kupolën e bashkisë së Tiranës dhe në Qeveri… se është ajo arsyeja që thatë ju (qesh), që s’kemi marrë lekë. Më vjen keq, por kur nuk merr lekë, kjo është, do t’i shkohet deri në fund”.
Pyetje: U duk sikur deklarata e SPAK-ut (arrestimet për inceneratorin e Tiranës) ishte një përpjekje për t’i vënë kapak. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me Fierin, edhe me Elbasanin. A është e njëjta situatë edhe me inceneratorin e Tiranës?
“100% me çfarë është parë deri ditën e premte! 100% është i njëjti skenar! Madje, këtë radhë duke lehtësuar edhe ata drejtorë ose titullarë periferikë që janë ndaluar për këtë aferë. Nuk besoj se ka shqiptar sot që për një aferë që shkon deri në 1 miliard euro për të gjithë periudhën e koncesionit, fajin e paskan pasur disa zyrtarë në bashkitë respektove dhe në bashkinë e Tiranës, e paska pasur Arben Ahmetaj e Taulant Tusha (!!!) dhe Edi Rama dhe Erion Veliaj nuk ditkan gjë!!! Pra, të gjithë hanë hudhra, dardha, peshk, mollë në kurriz të tyre dhe këta nuk dinë asgjë!!!
Të ndalimi një moment tek Tirana. Nuk besoj – “nuk besoj” – se ka një njeri me mend në kokë që nuk arrin të kuptojë se personi që ka iniciuar këtë proces, proces që është me firmën e tij (e kemi faktuar dhe vijojmë ta faktojmë e nëse SPAK vijon të mos e shohë, unë do ta çoj prapë në SPAK këtë javë shkresën), se është Erion Veliaj, që e kanë me firmën dhe vulën e bashkisë Tiranë!
Nuk besoj se ka njeri që nuk arrin të kuptojë që edhe në akuzën që është ngritur për rastin e incenerarorit të Tiranës, thjesht janë disa persona që janë në kërkim që i kanë lënë këta të shkojnë: është Mirel Mërtiri që mediat kanë frikë t’i përmendin edhe emrin.
Nuk besoj se nuk e kuptojnë se janë këta individë që një pjesë i kanë lënë të ikin në azil për t’u dhënë garanci dhe nga ana tjetër… Është e pamundur të mos arrijë SPAK-u të shohë letrat që i kemi çuar të paktën këto dy muaj. Është e paimagjinueshme kjo që po bëjnë me rastin e Tiranës, është e pamundur të mos merret përgjegjës Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave dhe Kryeministri për faktin që kanë miratuar një VKM: në dhjetor 2016 i kanë dhënë 8% bonus një kompanie që nuk ekzistonte!!!
Ermonela Felaj, nëse ka zbatuar ndonjëherë ligjin në jetën e vet, në shkresën e dhjetorit 2016, kur i çon përgjigje institucioneve, u thotë “Ore, kjo kompani që keni sjellë për të miratuar bonusin, nuk ekziston!”. Kjo është edhe arsyeja pse po duan të ndërrojnë edhe komisionet hetimore, se na erdhi znj. Felaj në komisionin hetimor, e pyesnim për këtë shkresë dhe thoshte “nuk e mbaj mend”(!!!)
Ndërkohë, është fare e qartë që ka një kupolë që ka ndërmarrë ndërrimin e politikës së trajtimit të mbetjeve, se këtë nuk e vendos drejtori në bashkinë e Tiranës. as ai që ka dalë në pension dhe e kanë ndaluar, Namik Simixhiu she për hir të së vërtetës as ai Taulant Tusha (që është njeriu më i besuar dhe “bankomati” i Erion Veliajt), por në këtë rast nuk është ai përgjegjësi.
Përgjegjësi është Erion Veliaj! Politikën për të kaluar nga kapsulimi, për të kaluar nga depozitimi në incerenim, e ka marrë Erion Veliaj në Tiranë! Shkresat i ka Erion Veliaj! Nuk shpëton dot! ka mbushur gjithë Tiranën duke thënë që “e kanë mbyllur këtë çështje, kam marrë garanci jashtë dhe brenda vendit , nuk do ta prekin”…Ta harrojë, është e pamundur!
Me provat që ne kemi, me faktet që disponojmë dhe me dokumentet e tjera që do t’i çojmë edhe këtë javë dhe javët në vijim në SPAK, është e pamundur që kjo aferë të ndalojë aty ku po pretendon SPAK-u të ndalojë, tek Taulant Tusha dhe një ish-drejtor në bashki i dalë në pension, Namik Simixhiu. Kjo është e pamundur të ndodhë dhe nuk do të ndodhë me gjithë tentativën e tyre. Kjo nuk do të ndodhë! Sot do të kemi një reagim tjetër zyrtar“, tha Kellici per Syri tv.
Pyetje: Nga e keni këtë garanci z. Këlliçi?
Belind Këlliçi: “Sepse unë e di se çfarë ka në dosje, unë e di si janë dokumentet dhe unë e di që për këtë çështje, o do të shkojë në burg prokurori i çështjes sepse do të kallëzohet më pas për shpërdorim detyre e për mos hetim të plotë se i ka aty dokumentet – o do të shkojë në bug përgegjësi! Këtë ta ndajnë!
Nëse ka edhe prokurorë që bien dakord të bëjnë burgun për Erion Veliajn, ta bëjnë ata burgun, po që kësaj afere do t’i shkohet deri në fund! Do t’i shkohet deri në fund 100%. Këtë e them me garanaci sepse është një grup i tërë ekspertësh që punojnë prej muaj shtashmë në PD që kanë nxjerrë me mijëra faqe ekstrakte dokumente dhe nuk mundet, kushdo prokuror qoftë ky, nuk mundet të bëjë sikur këto dokumente nuk ekzistojnë.
I kemi çuar në SPAK, do t’i çojmë prapë këtë javë në SPAK. Unë do të filloj t’i bëj publike. Deri tani nuk i kam bërë publike për shkak të sekretit hetimor, por unë do të fillojë t’i bëj pak nga pak publike të gjitha në momentin e duhur, se kjo çështje nuk mbyllet, kjo çështje nuk mbaron me kaq. Sepse, nëse Erion Veliaj e kalon këtë situatë është një fatkeqësi e madhe kombëtare për vendin se çfarë e pret Shqipërinë më mbrapa.
Që një zyrtar të jetë i faktuar me firmë, me vulën e institucionit që drejton të ketë shkelur ligjin, të ketë marrë kompetencat e pesë bashkive, të ketë marrë kompetencat e Këshillit të Qarkut, të ketë shkelur ligjin për vetëqeverisjen vendore, të mos ketë pyetur Këshillin Bashkiak, ky individ që del e thotë “unë nuk miratoj dot një bonos qiraje 30 mijë lekë të vjetra pa Këshillin Bashkiak” dhe me një të rënë të lapsit ka miratuar një angazhim financiar prej 91 milionë eurosh, ky individ që është Erion Veliaj, nuk mundet që ta kalojë këtë situatë, se nëse arrin ta kalojë këtë situatë, sinqerisht duhet të paketojmë plaçkat të dashur miq e duhet ikur nga ky vend se nuk ka kurrfarë shprese.
Domethënë të vjedhësh në mënyrë kaq flagrante, të paguash sot që flasim 29 euro për ton për një shërbim që nuk e merr, që nuk ia jep qytetarëve… Unë nuk e kuptoj çfarë pret SPAK-u që të ndërpresë kontratën?! Pse nuk e ndalon vjedhjen aktualisht që flasim?! Kjo është çmenduria më e madhe”