“Mbrojtës i UÇK-së”/ Ndahet nga jeta avokati i Ramush Haradinajt e Kadri Veselit në Hagë

0
242

Andrew Srong, avokati amerikan i Kadri Veselit që po gjykohet nga Gjykata Speciale, ka ndërruar jetë, të hënën e 11 dhjetorit.

Për këtë ka njoftuar Avni Bytyçi, që është në ekipin e mbrojtjes së ish-kryeparlamentarit të Kosovës, Kadri Veselit.

“Para pak çastesh ka vdekur Andrew Strong, avokat i z. Kadri Veseli. Andreë për të gjithë ne ka përfaqësuar idealen, besnikërinë dhe njëriun e palodhshëm që lufton për të vërtetën. Andreë Strong me plot meritë e meriton titullin avokat mbrojtës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai kishte mbrojtur edhe z. Haradinaj në Hagë. Andrew ishte amerikan, por me zemër ishte shqiptar. Fliste bukur shqip dhe e donte fort Kosovën. Ai jetoi duke e mbrojtur histrorinë e luftës tonë çlirimtare. Me quante vëlla në shqip, e me trajtonte si të tillë. Do të na mungojë shumë të gjithëve që e njohem dhe punuam me të. Ngushëllime gruas së tij Rachel, dhe tre fëmijeve që la pas. Faleminderit për të gjitha, vëlla”, ka shkruar ai në Facebook.

Për vdekjen e Andreë Strong ka shprehur ngushëllime edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, që ishte pjesë e ekipit mbrojtës të Haradinaj gjatë kohës sa gjykohej nga Haga.

“I pikëlluar nga vdekja e parakohshme e avokatit Andreë Strong, një luftëtar i jashtëzakonshëm për të drejtat e njeriut dhe një mik i çmuar i imi. Ai i’u bashkangjit ekipit tim mbrojtës si student nga Chicago, për t’u bërë më vonë një ndër avokatët më të respektuar për pasionin e tij në mbrojtje të drejtësisë. Ngushëllime familjes dhe miqve! Trashëgimia yte do të kujtohet Andy. U prehsh ne paqe”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here