Seanca për miratimin e Buxhetit, përjashtohen nga Kuvendi 7 deputetët e opozitës

0
312

Sekretariati i Etikës ka vendosur të përjashtojë për 10 ditë 7 deputetë të opozitës, pas kaosit në seancën e miratimit të Buxhetit 2024.

Më kërkesë të mazhorancës, janë përjashtuar deputetët Ervin Salianji, Lefter Gështnja, Bledion Nallbati, Asllan Dogjani, Isuf Çelaj, Luan Baçi dhe Xhelal Mziu.

 

 

Çfarë ndodhi në seancën ku u miratua buxheti dhe paketa fiskale:

Seanca zgjati vetëm 7 minuta dhe për shkak të protestës së opozitës, buxheti kaloi pa diskutime. Të vetmit që dolën kundër protestës së opozitës dhe morën pjesë në votim ishin 4 deputetët që njohin kryetar Lulzim Bashën. Flutura Açka, Merita Bakiu, Andia Ulliri dhe Selaudin Jakupllari votuan kundër buxhetit.

Në kushtet kur Sali Berisha, Gazment Bardhi e Flamur Noka mungonin në seancë për shkak se janë përjashtuar, protesta e opozitës u udhëhoq nga deputetët Ervin Salianji, Nallbati e Dogjani. Këtë të fundit e përjashtoi nga seanca kryeparlamentarja Lindita Nikolla. Vendimi erdhi me pretendimin se Asllan Dogjani hodhi tymuese në Kuvend gjatë seancës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here