Alarm për sëmundje infektive në Gaza, vetëm 11 spitale funksionale

0
286

Zyra e Kombeve të Bashkuara për çështjet humanitare tha sot se Gaza  po përballet me një “katastrofë të shëndetit publik”.

“Ne të gjithë e dimë se sistemi i kujdesit shëndetësor është në kolaps ose është shembur ,” tha Lynn Hastings , koordinatore humanitare e OKB-së për Territoret e Pushtuara Palestineze.

Kombet e Bashkuara dhe organizatat humanitare kanë ngritur alarmin për përhapjen e sëmundjeve infektive në Gaza, ku zhvendosja e brendshme e 85% të popullsisë ka krijuar kushte të mbipopulluara në strehimore dhe objekte të tjera të përkohshme të jetesës.

Hastings tha se njerëzit në Gaza duhet të presin në radhë për orë të tëra për të hyrë në një tualet.

“Ju mund të imagjinoni se si janë kushtet sanitare ,” tha ai.

Hastings tha se gati gjysma e 2.3 milionë banorëve të Rripit të Gazës janë tani në Rafah, në pjesën jugore të enklavës, për t’i shpëtuar bombardimeve izraelite.

“Kjo nuk çon në asgjë tjetër përveç një krize shëndetësore,” tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here