Rritje temperaturash dhe vranësira, ja parashikimi i motit për sot

0
163

Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat pritet të jenë deri të dendura kryesisht në veri të vendit.

Parashikohet të ketë reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në veri-veriperëndim. Era do të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 8m/sekondë. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 2-4 ballë. Temperaturat parashikohen: në zonat malore 3 deri 12°C, në zonat e ulëta 7 deri 19°C, në zonat bregdetare 10 deri 19°C.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here