Ish-deputeti i PD-së, Belind Këlliçi ishte i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora Neës ku u diskutua për kërkesën e SPAK për arrestimin e Sali Berishës, ku kërkohet arrest në shtëpi. Këlliçi u shpreh se e gjitha kjo bëhet për të zhvendosur vëmendjen nga afera e inceneratorëve.
‘’Ka patur efekt të fortë edhe mediatik për hir të së vërtetës. Vetëm mbrëmja e djeshme, ku në pjesën dërrmuese të debateve në studiot e ndryshme televizive diskutohet për cështjen e inceneratorit të Tiranës, dhe në një farë mënyrë ndodhi për herë të parë në 7 vite ndodhi ajo që skishte ndodhur ndonjëherë që në shumicën e studiove televizive të jetë kjo cështje diskutimi.
Kjo mund të ketë qenë hera e vetme që debati është i pabarabartë sepse nuk pranon askush nga PS të vijë e të mbrojë këtë aferë sepse e pranojnë të gjithë se kjo është një aferë korruptive.
Për ato dokumente që ne kemi cuar me firmën dhe vulën e kryetarit të bashkisë Tiranë, minimalisht kryetari i bashksië Tiranë do duhej të ishte person në hetim.
Në këtë moment ndodhi kjo goditje ndaj Berishës, një javë pasi Berisha u votëbesua si kryetar i PD. E gjitha kjo bëhët për të zhvendosur vëmendjen nga afera e inceneratorëve’’, tha ndër të tjera Këlliçi.