Gazetari investigativ Artan Hoxha tha në emisionin “Të Paekspozuarit” se gazetari Elton Qyno u “çmontua” pse nxorri disa letra të SPAK-ut, ndërsa kryetari i bashkisë së Tiranës përdori sonte në një emision televiziv disa dokumente të SPAK-ut për ta sulmuar atë. Hoxha deklaroi se Veliaj shtoi gjatë fushatës elektorale dy kate në banesën e tij te Kodra e Diellit dhe shtruar edhe pyetjen se si i bëri?Atë kolegun tonë, Elton Qynon, pse ka nxjerrë ca letra të SPAK-ut, e çmontuan nuk i lanë gjë pa bërë, i çmontuan edhe makinën dhe i gjetën celularët te lokali ku pinte kafe. Ndërsa ky tjetri, Veliaj, që është funksionar i lartë, nxjerr dokumente të SPAK-ut. Nga i di ky bisedat e SKY? Ku i di ky qerrata kur SPAK-u po heton gazetarët. Unë kam dalë publikisht dhe kam thënë: po mo këtë platformë e përdor krimi i organizuar. E kam përdorur unë, por s’kam bërë trafik dhe tendera. Unë jam në rrugë me duar në xhepa dhe ky është problemi i kryetarit të bashkisë, ai te Kodra e Diellit. Bushati banon aty dhe unë kam qenë me qira dy vjet atje se më sollën aty për të më mbrojtur se ishte paguar nga burgu për të më vrarë dhe më sollën aty se ishte zonë e mbrojtur, aty ku jetonte Veliaj.Kur erdha unë atje te Kodra e Diellit, Veliaj kishte vetëm një kat. Pyete një çikë Bushatin, sot ka tre kate. Si i ka bërë? Ishte një aktor sipër atij. Iku ai e mori Veliaj, u bë edhe papafingo dhe u bë gjatë fushatës elektorale. Vinte vinçi dhe bllokonte rrugën që të bëhej kati i tretë atje te “Globi”-tha Hoxha.