Kryeministri Rama refuzoi t’i përgjigjej gazetares së Syri.tv që e pyeti përse kishte firmosur një VKM në dhjetor 2016 me anë të cilës jepte miratimin për një bonus prej 8 pikësh për kompaninë “Integrated Energy” të Klodian Zotos për rezultatin ekonomik dhe financiar për landifillin dhe ndërtimin e inceneratorit të Tiranës, megjithëse ishte paralajmëruar nga ish-ministrja Felaj dhe ish-ministri Manjani se kjo kompani nuk ekzistonte dhe që nuk ka qenë e regjistruar në QKB.
Rama deklaroi se mban përgjegjësi për çdo firmë dhe çdo firmë e tij është fryt i një procesi dhe i një mekanizmi dhe ai mekanizëm ka në përbërjen e vet përfaqësues nga institucione apo sfera të ndryshme.
DEBATI
Në dhjetor të vitit 2016 ju keni firmosur një VKM me anë të cilës jepni miratimin për një bonus prej 8 pikësh për kompaninë “Integrated Energy” të Klodian Zotos për rezultatin ekonomik dhe financiar për landifillin dhe ndërtimin e inceneratorit të Tiranës. Megjithëse jeni paralajmëruar nga ish-ministrja Felaj dhe ish-ministri Manjani se kjo kompani nuk ekziston pse favorizuat një kompani fantazëm që nuk ka qenë e regjistruar në QKB?
Kjo pyetje ka të njëjtën përgjigje që i dhashë një kolegeje më parë dhe s’ka përgjigje tjetër. Nuk është pyetje për mua fare.
E keni firmosur ju VKM-në, apo nuk mbani përgjegjësi për firmën tuaj?
Unë mbaj përgjegjësi për çdo firmë dhe çdo firmë e imja është fryt i një procesi dhe i një mekanizmi dhe ai mekanizëm ka në përbërjen e vet përfaqësues nga institucione apo sfera të ndryshme që kanë kompetenca e tyre dhe ky bashkim kompetencash sjell në një rezultat dhe kur ky rezultat merr edhe firmën time, kthehet në një vendim dhe kështu bëhen të gjitha vendimet. Ju më bëni pyetje që nuk janë fare në sferën e kompetencës time dhe e përsëris unë nuk kam asnjë dëshirë të përfshihem në këto kalkulimet e natyrës politike, mediatike e joaritmetike që vijnë për arsye të ndryshme. Është e drejta e të gjithëve të bëjnë kalkulime…
vendim të zgjasë 6 muaj, ndodh që te merren 32 vendime brenda një dite, varet si shkon procesi i ndërveprimit. Është proces institucional, jo proces pazari, muhabet.
Më fal, po ju si ua jepni kontratat një kompanie që nuk ekziston?
Ka ndonjë pyetje tjetër se këto ekzistencat dhe mosekzistencat nuk i vendos syri.net, i vendos tjetër kush. Nëse kam, nëse kam një pikëpyetje për çfarëdo qoftë trajtohen në rrugët që ka caktuar një shtet.