Besnik Mustafaj për kërkesën e SPAK: Rama s’do arrijë të eliminojë aksionin opozitar. Mbyllja e Berishës në arrest shtëpie do i japë karakterin e një heroi

0
560

Besnik Mustafaj i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, foli për situatën politike në vend, protestën e thirrur nga opozita më datë 18 nëntor dhe kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të deputetit për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Në lidhje me kërkesën e  SPAK për heqjen e imunitetit të deputetit për Berishën, Mustafaj tha se është besimplotë që ish-kryeministri do i bindet vendimit, që do të merret më datë 18 nëntor 2023. Për sa i përket protestës së thirrur nga opozita, po ashtu më datë 18 nëntor, Mustafaj tha se nuk ka lidhje me kërkesën e SPAK, dhe se opozita ka një kalendar të vetë.

Ndër të tjera ai tha se ‘mbyllja e Berishës në arrest shtëpie do i japë atij karakterin e një heroi, ose viktime’, ndërsa shtoi se nuk sheh ndonjë arritje nga kryeministri Edi Rama për të eliminuar aksionin opozitar.

“Berisha deri tani nuk i është bindur kërkesave të SPAK për tu marrë në pyetje. Dhe sipas tij kjo është e bazuar dhe është shkelur Kushtetuta. Mbrëmë tha se do të zbatonte vendimin e Kuvendit dhe unë besoj se do e bëjë. Se çfarë mase shtrënguese do marrë Prokuroria do e shohim.

 

 

Çështja e protestës është koherente pasi është pjesë e një aksioni të nisur më herët. Kjo kërkesë e paraqitur në Kushtetuesen nuk do merret me urgjencë. Këtij vendi i mungon besimi te institucionet. Për aq kohë sa i drejtohet institucioneve të drejtësisë dhe jo rrugëve, duhet të mendojmë me pozitivitet.

Kam informacion për protestën aq sa ju. Kjo protestë siç është artikuluar është pjesë e një zinxhiri protestash që opozita po i organizon për të ndërgjegjësuar opinionin publik. Sa do ia arrijë kjo mbettë për tu parë. Por dua të theksoj se është pjesë e zinxhirit të protestave. Kam lexuar se këtë protestë po e lidhin me kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të deputetit për Berishën. Pse nuk është bërë më parë? Kjo sepse ka një kalendar opozita.

Mbyllja e Berishës në arrest shtëpie do i japë karakterin e një heroi, ose viktime dhe këto ngjallin kompasion te shqiptarët. Në këtë gjë nuk shoh arritjen e Ramës për të eliminuar aksionin opozitar duke mbyllur në shtëpi Berishën.

Thonë se vezën e shqiponjës nuk e bën dot harabeli, sado i madh të jetë, kjo në kuptimin figurativ. Unë e shoh Berishën si kryetar legjitim. Dhe në lidhje me vajzën e tij, nuk besoj se do mund të zëvendësohet nga ajo. Berisha është i pazëvendësueshëm, nuk ka asnjë rival.”, u shpreh Mustafaj.

Sakaq Mustafaj komentoi dhe ngjarjen e rëndë që ndodhi sot në burgun e Peqinit, ku tha se “Kjo është një ngjarje shumë e rëndë. Kjo tregon se sistemi nuk ka funksionuar dhe është një kambanë e madhe alarmi”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here