Çfarë ndodhi mbrëmë në Pezë? Policia gjen drogë dhe 1 automatik

0
289

Një alarm është ngritur mbrëmjen e djeshme në fshatin Menik në Pezë Helmes Tiranë ku disa nga banorët e zonës kanë lajmëruar policinë për disa lëvizje të disa personave të dyshimtë.

Këta persona besohet se ishin hajdutë që po lëviznin në zonë, ndërsa ka dyshime se ka pasur dhe të shtëna me armë zjarri.

Ndërkohë në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila kreu verifikimet e mëtejshme.

Çfarë ndodhi mbrëmë në Pezë? Policia gjen

Si rezultat i kontrolleve, mësohet se policia ka gjetur të fshehur një sasi lënde narkotike, kanabis dhe një automatik model kallashnikov.

Ndërkaq ende nuk ka një informacion zyrtar nga ana e policisë për këtë ngjarje që tronditi jo pak banorët mesnatën e së enjtes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here