PAMJE TË RËNDA/ Zyrtari ukrainas hedh tri granata në mbledhjen e këshillit, 26 të plagosur

0
345

Në këshillin e fshatit ukrainas, Keretsk, kanë shpërthyer disa granata dhe për pasojë 26 persona janë lënduar. Mediat e huaja raportojnë se disa nga të lënduarit ndodhen në gjendje të rëndë.

Një zyrtar i këshillit ka hyrë brenda në mbledhjen e këshillit dhe ka hedhur granatat, të cilat kanë shpërthyer brenda sekondash.

Ai ka hedhur tri granata në dhomën e vogël të mbledhjes. Aktualisht nuk ka detaje për motivet, që e kanë çuar atë drejt këtij akti kriminal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here