Ish-kreu i Burgjeve: Pistoleta s’mund të hyjë me dron, ka patur bashkëpunim

0
482

Ish-drejtori i Burgjeve, Arjan Hoxha, ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi sot në burgun e sigurisë së lartë në Peqin, ku një i dënuar humbi jetën dhe një tjetër u plagos me armë zjarri nga Sokol Mjacaj.

Hoxha tha për News24 se përtej humbjes së jetës, ngjarja është tepër e rëndë edhe për faktin që një armë ka hyrë në ambientet e burgut të sigurisë së lartë në Peqin.

Sipas Hoxhës, teoria e sjelljes së armës te Sokol Mjacaj përmes një droni është e vështirë, pasi përmes tij mund të kalohen vetëm “2-3 filtra të sigurisë”.

Ai theksoi se për sjelljen e armës brenda burgut duhet ndihma ose bashkëpunimi i një punonjësi të brendshëm ose edhe më shumë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here