Në Nëntor 2023 numërohen 167 aksidente rrugore nga 92 të ndodhura në muajin Nëntor 2022.
Për muajin nëntor 2023, numri i aksidenteve rrugore është rritur me 81,5% krahasuar me nëntorin e vitit të kaluar.
“Aksidentet rrugore, në 88% të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 25-34 vjeç, duke zënë 34,7% të numrit të aksidenteve gjithsej”, thuhet në njoftimin e INSTAT.
Sakaq përgjatë muajit Nëntor 2023, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur ditën e Mërkurë me 19,8%, ndërsa numri më i ulët i aksidenteve ka ndodhur të ditën e Hënë me 8,9%.
Ndërsa numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur gjatë harkut kohor 08:00-12:00 duke zënë 22,8% të numrit të aksidenteve rrugore gjithsej.
Rritjen edhe aksidente për 11 mujorin
Për periudhën janar-nëntor 2023 numërohen 1,128 aksidente rrugore, ndërkohë numri i të aksidentuarve është 1,531 persona.
Krahasuar me periudhën janar-nëntor 2022 numri i aksidenteve rrugore është rritur 6,4%.
Sipas INSTAT për 11 mujorin e këtij viti 12% e rasteve të aksidenteve rrugore kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit.
Por krahasuar me 11 mujorin e vitit të kaluar shkaku i aksidenteve për shkak të këmbësorit është ulur 6,9%. Ndërsa aksidentet për shkak të sjelljes së drejtuesit të mjetit janë rritur 4,8%./Monitor