Akuzohet se vrau Florenc Kovaçin dhe i plagosi vëllanë, Prokuroria e Elbasanit kërkon burg përjetë për Ardit Hidën

0
238

Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar burgim të përjetshëm për Ardit Hidën, i cili akuzohet se ka vrarë Florenc Kovaçin dhe ka plagosur rëndë vëllain e këtij të fundit, Mikel Kovaçin.

Kujtojmë se “mollë sherri” ishte një vajzë, motra e autorit, aso kohe 14 vjeçe.

Adit Hida kishte shkuar për të takuar vëllezërit Kovaçi, kjo pasi 14-vjeçarja kishte lidhje me një prej tyre, Mikel Kovaçin.

Në funksion të njoftimit të publikut dhe medias komunikohet se:

 

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka dhënë konkluzionet përfundimtare në kuadër të procedimit penal Nr.1695 e vitit 2021, në ngarkim të të pandehurit Ardit Hida i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese” parashikuar nga neni 79/dh i K.Penal në dëm të viktimave F.Kovaci dhe M.Kovaci, ngjarje e ndodhur në datë 05.11.2021 në vendin e quajtur “Sporti Vjetër” Elbasan, ku i pandehuri me dashje ka qëlluar me mjet të mprehtë në drejtim të shtetasve M. dhe F.Kovaci duke shkaktuar vdekjen e shtetasit F.Kovaci dhe të plagosë rëndë shtetasin M.Kovaci.

Në përfundim është kërkuar deklarimi fajtor i të pandehurit Ardit Hida, për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese” e kryer kundër dy ose më shumë personave nga të cilët për njërin ka mbetur në tentativë të parashikuar nga neni 79 gërma “dh” i K.Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me burgim të përjetshëm.

 

 

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here