Kreu vetëvrasje në anijen hotel, identifikohet shqiptari në Angli

0
397

Një azilkërkues shqiptar kreu vetëvrasje në anijen hotel “Bibby Stockholm” dy ditë më parë.

“The Telegraph” e ka identifikuar shqiptar si Leonard Farruku, 27 vjeç, nga Manëza e Durrësit. Media britanike shkruan se 27-vjeçari pagoi 4,000 euro për të kaluar Kanalin me gomone verën e kaluar.

Kreu vetëvrasje në anijen hotel, identifikohet shqiptari në Angli

Javën e kaluar shqiptari kishte shfaqur probleme të shëndetit mendor, ndërsa emigrantët e tjerë deklarojnë se Farruku ishte parë teksa bërtiste dhe përplasej tek muri i kabinës së tij.

Motra e tij Jola Dushku, e cila jeton në Lombardi të Italisë, tha se ishte e tronditur nga lajmi, të cilin e morën vesh nga të afërmit në Mbretërinë e Bashkuar të kontaktuar nga policia që po hetonte vdekjen.

“Kur fola me të herën e fundit, ai më tha se kushtet në atë varkë nuk ishin të këqija, por ato trajtoheshin nga rojet si kafshë. Vëllai im, kur mbërriti në MB, i dha Home Office adresën e të afërmve tanë në Londër. Ata u kontaktuan nga policia e cila u tregoi se çfarë kishte ndodhur.

Sipas të afërmve tanë që janë në kontakt me policinë, Leonardi atë natë në orën 23 të mbrëmjes ka pasur disa probleme dhe është qetësuar nga roja. Në orën 3 të mëngjesit ai u gjet i vdekur. Nuk kemi më shumë detaje se si ai vdiq”, ka thënë motra e viktimës.

Mësohet se aktualisht janë 300 azilkërkues meshkuj të vendosur në atë anije hotel. Ai ka një kapacitet për deri në 506 migrantë, të cilët pritet të ndajnë dy, tre ose katër në një kabinë.

“Bibby Stockholm” është goditur nga problemet që kur u ankorua në Portland në korrik, duke përfshirë një sërë çështjesh shëndetësore dhe sigurie.

Vdekja e emigrantit vjen pasi një 23-vjeçar u përpoq të vriste veten në një parking hoteli në Essex muajin e kaluar, pasi dëgjoi se do të transferohej në Bibby Stockholm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here