Sssskape! FSHEH:
1. Fletoret Zyrtare, që vërtetojnë se nuk ka patur shpronësim të familjeve pronare, përfshi familjen Begeja, por rekuizim të përkohshëm gjatë okupacionit, çka konfirmon pronësinë e tokës së familjeve pronare;
2. Shkresat nga ministrat socialistë Z. Angjeli (Ministër i Ekonomisë) dhe z. Klosi (Ministër i Kulturës Rinisë dhe Sporteve) të vitit 2005, që vërtetojnë inicimin e procedurës së privatizimit ndërkohë që z. Berisha nuk kishte ardhur në pushtet;
3. Vendimin nr. 132 datë 08.06.2006, firmosur nga z. Edi Rama në cilësinë e Kryetarit të KRRT, për ndryshimin e destinacionit e 10 zonave nga sportive në zona banimi;
4. Vendim i KRRT nr. 238 datë 27.12.2008 me objekt “Zonimi Funksional për Planin Rregullues të Qytetit të Tiranës” hartuar nga Urbaplan, i cili e përcakton zonën e të dy klubeve Partizani si zonë banimi me parametra të lartë urbanë U12 (ende pa mbaruar procesi i privatizimit për Klubin e Futbollit Partizani) si dhe hartat shoqëruese;
5. Kontratën e familjes Begeja me shoqërinë ndërtuese datë 22.10.2007, nr. 8346 rep., 1265 kol., ku parashikohej se cilido nga familja Begeja, mundet të hynte si bashkëinvestitor në projektin e zhvillimit të pronës, deri në 25% të pjesës së vet takuese;
6. Lejen e sheshit të ndërtimit firmosur nga z. Edi Rama (Vendim i KRRT nr. 136 datë 29.12.2007), si dhe lejen e ndërtimit me kusht që ka miratuar KRRT, kryesuar nga z. Edi Rama, në Shkurt 2008;
7. FSHEH vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë nr. 2433 datë 26.03.2010 lënë në fuqi lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit Tiranë dhe konfirmuar nga Gjykata e Lartë);
8. FSHEH 3 shkresa të kundraligjshme, të Kryeinspektorit të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik të Bashkisë Tiranë, kryesuar nga z. Edi Rama. Vendim për dënim me gjobë nr. 428 datë 29.10.2010; Vendim për pezullim të punimeve nr. 127 datë 29.10.2010; Vendim për prishjen e objektit nr. 5029 datë 28.02.2011; Këto shkresa vërtetojnë veprimet e paligjshme të Bashkisë Tiranë, në kundërshtim me vendimet e sipërcituar gjyqësore të formës së prerë.
9. Fsheh Vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me nr. 4689 datë 08.06.2015 lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit, me objekt “Detyrimi i palës së paditur të lirojë dhe dorëzojë të lirë pasurinë nr. 12/139 ZK 8310 regj. Hipotekor 20 datë 31.01.2009 të poseduar në mënyrë të paligjshme dhe pa asnjë titull pronësie nga të paditurit, shpërblimi i dëmit të shkaktuar nga përdorimi i sendit për periudhën kohore 30.01.2009 deri në përfundimin e gjykimit të padisë; Konstatimin absolutisht të pavlefshme të kontratës së shitjes nr. 5125 rep., nr. 1426 kol. Datë 06.05.1992; Konstatimi absolutisht i pavlefshëm i kontratës së shitblerjes nr. 7938 rep. Nr. 0766 kol. Datë 27.11.1997 dhe kthimin e palëve në gjëndjen e mëparshme; Konstatimin absolutisht të pavlefshme të kontratës së shitblerjes nr. 967 rep. 100 kol. Datë 07.02.1998 dhe kthimin e palëve në gjëndjen e mëparshme;” Nëpërmjet këtij vendimi vërtetohet falsifikimi i titullit të pronës nga uzurpuesit te ish pishina, pjesë përbërëse e kompleksit Klubi Shumësportësh Partizani;
10. FSHEH Vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë nr. 2653 datë. 06.04.2011, lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit Tiranë, që kanë detyruar Bashkinë Tiranë të kryesuar nga z. Edi Rama të dëmshpërblejë shoqërinë ndërtuese, me një dëm financiar për shtetin mbi 300.000 Euro, për veprimet e kundraligjshme të ndërrmarra në kundërshtim me vendimin e gjykatës së formës së prerë (shpërdorim detyte me dëm nga Edi Rama)
11. Kanë fshehur kontratat e blerjes së tokës nga z. Jamarbër Malltezi te bashkëpronarë të të tjerë të familjes Begeja por edhe të familjeve të tjera Saliaga, Llagami dhe Alimehmeti, ndonëse të gjitha këto kontrata janë sekuestruar nga zyrat noteriale përkatëse, me qëllim për ti qëndruar strikt shorehjes së pretenduar në kallëzimin e Taulant Ballës se z. Malltezi pati veç 113 m2 tokë dhe përfitoi, pretendime të pabazuara dhe të kontestuara me prova të plota që vërtetojnë të kundërtën;
Mender jush, doli edi rama me vendim gjykata si i korruptuar por spak mbyll sytë. Kaq besueshmëri ka.
SPAK nuk argumenton dot asnjë fakt se kush ka dhënë përfitim të parregullt, që formalisht të ngrihet një dyshim. Asnjë fjalë të vetme nuk thotë SPAK se nga vjen përfitimi i parregullt, as në këtë kërkesë në Kuvend dhe as në Gjykatë.