Opozita ka nisur protestën e paralajmëruar para Kryesisë së Kuvendit. Simpatizantë të shumtë demokratë dhe deputetë iu bashkuan të parët protestës së opozitës.
Edhe kreu i demokratëve Sali Berisha i është bashkuar protestës teksa është pritur me ovacione nga simpatizantët.
Në orën 12:00 Këshilli i Mandateve do të mblidhet për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për të ndryshuar masën e sigurisë së Berishës në “arrest në shtëpi”.