Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në qytetin e Shkodrës. Mësohet se nga të shtënat ka mbetur i plagosur një person.
Ky i fundit raportohet të jetë qëlluar plot 4 herë. Aktualisht, ai ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ngjarja raportohet se ka ndodhur në zonën e këmbimit valutor. Nuk dihen ende detaje të tjera.