Shorti i Champions League kthen Diego Simeonen te e kaluara: Jam i lidhur me Interin, do jetë e vështirë

Shorti i Ligës së Kampioneve ka caktuar në fazën e parë me eliminim direkt një çift mjaft të vështirë teksa ka vënë përballë Interin me Atletiko Madrid.

Për trajnerin e skuadrës spanjolle kjo ishte një sfidë që ai do të donte ta shmangte, pasi vihej përballë një ekipi me të cilin ka një të kaluar të rëndësishme si futbollist.

Ai ka komentuar shortin duke theksuar pikërisht lidhjen që ka me klubin italian.

“E dimë se sa e komplikuar është Liga e Kampione. Çdo ndeshje prezanton vështirësi dhe momente kritike.

Ata vitin e kaluar kanë bërë një rrugëtim të madh në këtë kompeticion dhe jam i lidhur me një afrimitet të veçantë me zëvendëspresidentin e tyre, Havier Zaneti, pa harruar këtu faktin që kam veshur atë fanellë në të kaluarën.

Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë”, ishin fjalët e Simeones për shortin e Champions që u hodh sot në Nion të Zvicrës.

Shorti i Champions League kthen Diego Simeonen te e kaluara: Jam i lidhur me Interin, do jetë e vështirë

“Deri në dy muaj përjashtim”/ Hyjnë në

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko