Zjarr në Dimal, burri i ve flakën magazinës

0
224

Një magazinë është përfshirë nga flakët këtë të hënë në Dimal. Mësohet se ka qënë vetë pronari i magazinës, shtetasi Zylyftar Hoxha, që aksidentalisht i ka vënë flakën, teksa ishte duke djegur disa mbeturina.

Siç raporton Balkan web, nga zjarri nuk ka pasur të lënduar pasi shtëpia e përfshirë nga flakët nuk ishte e banuar por përdorej nga familja si magazinë e ushqimeve për bagëtitë.

Zjarri ka marrë përmasa të mëdha dhe për fikjen e tij,në ndihmë të të vetmes zjarrfikëse të Dimalit kanë shkuar 3 mjete zjarrfikëse me 15 efektivë nga Reparti i Zjarrfikësve të Beratit. Zjarri është vënë nën kontroll dhe po punohet për shuarjen e plotë të flakëve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here