Ky është raporti i OSBE-ODIHR për zgjedhjet në Serbi. Lexojeni! Nga raporti për zgjedhjet në Shqipëri 2019, 2021, 2023, ndryshon vetëm referenca gjeografike kur merr shembull “Beogradin”.
Më në fund Vuçiç është vulosur zyrtarisht si autokrat, që zgjedhjet i ka kthyer në formalitet sepse populli nuk zgjedh dot, sepse vota blihet dhe shitet, sepse administrata shton, transferon dhe heq nga listat zgjedhës, duke asgjesuar të drejtën për të votuar.
Është ekzaktësisht, epikriza e sëmundjes shqiptare, me të njëjtat simptoma, shkaqe dhe pasoja, por me një ndryshim në konkluzion ose në “ilaç”:
Në Serbi zgjedhjet quhen “të minuara”, domethënë nul, të pavlefshme – Në Shqipëri, gjithë sa më sipër janë “rekomandime” për t’u riparuar … teknikisht. Vuçiç ka qenë edhe dje, ky që është sot! Opozita serbe ka qenë edhe dje kjo që është sot, ka bojkotuar parlament, ka bojkotuar edhe zgjedhje, pikërisht dhe ekzaktësisht për shkaqet që sot më në fund i njohu OSBE/ODIHR në raport.
Me të njëjtat fjalë ekzakte, është vlerësuar edhe Shqipëria dhe “Vuçiçi” i saj në raportet e së njëjtës organizatë, por pa konkluzionin e sotëm vrastar të autokracisë në Serbi. Duket se dikush jep dhe heq “liçenca” për të ndërtuar autokraci përmes minimit të zgjedhjeve dhe e bën në anglisht. E bën në emër të “stabilitetit” dhe në kurriz të standardeve, i ndërgjegjshëm se nuk mund të ketë stabilitet nëse asgjësohen standardet, nëse vret lirinë.
Vuçiç e humbi “liçencën” ndërkombëtare për të “stabilizuar” Serbinë duke shtypur lirinë, dhe ky është lajm i mirë.
Rrugët janë dy: ose ngrihemi dhe refuzojmë “Vuçiçin” tonë vet dhe rikthehemi në liri, ose presim “që të zbarkojnë aleatët” e të na e bëjnë “në anglisht”.
Herën e fundit që i besuam pritjes, zgjati 46 vjet dhe në fund po vet e bëmë, se aleatët nuk zbarkuan kurrë… Nga ky moment hesapi është thjesht aritmetik: kush ka 46 vjet të tjera tepër, le të presë “ta shohë zonjë”! Kaq!
P s .Më interesante është pjesa e mediave…