“Mazhoranca ndjek standarde të dyfishta’- Bardhi: Dosja për Berishën nuk ka asnjë provë, SPAK merr akte jo të ligjshme

0
378

Gazment Bardhi ka dalë në një prononcim për mediat pas mbledhjes së Grupit Parlamentar tëPD në Kryesinë e Kuvendit.

Bardhi tha se kanë diskutuar për vendimin e Këshillit të Mandateve, që miratuan kërkesën e SPAK për lejimin e arrestimit të ish-kryeministri Sali Berisha.

“Ne nuk jemi jashtë realitetit, në të gjitha diskutimet tona kemi analizuar dhe veprimtarinë e djeshme të këshillit të mandative. Shpreh keqardhjen për standardet e dyfishta që ndjekin kolegët e mazhorancës, kur bëhet fjalë për deputetët e mazhorancës ka efekt imuniteti, kurse kur bëhet fjalë për deputetë të opozitës nuk ka rëndësi çfarë shkruan kushtetuta, por mjafton vullneti politik i Edi Ramës.

Në gjykimin tonë, gjykuar dhe në praktikë që ky kuvend ka ndjekur në rastet e mëparshme, ndalimi për të lëvizur jashtë vendit dhe paraqitja, duhet të autorizohet nga kuvendi. Kjo jo vetëm që ka ndodhur, por dje në mbledhjen e Këshillit është marrë një vendim i parregullt.

Dosja e ardhur në Kuvend nuk ka asnjë provë, dhe për ne është e papranueshme. Kuvendi është një strukturë politike që gjykon mbi bazën e autoritetit të Kushtetutës, dhe ai autoritet është jep apo nuk jep autoritet për heqjen e imunitetit. Dokumentacioni i plotë për Berishën mungon.

 

I bëj thirrje SPAK të ndërmarrë akte vetëm me forcën e ligjit, asnjë akt që nuk bazohet në ligj nuk i shërben interesit publik dhe as forcimit të besimit të prokurorisë te njerëzit”, tha Bardhi.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here