Inceneratori i Tiranës, Belind Këlliçi: Prokurorët cungojnë materialet zyrtare, nuk citojnë KLSH-në

0
224

Ish-kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës, demokrati Belind Këlliçi paraqiti sot para mediave, një sërë dokumentesh për të treguar se prokurorët e SPAK-ut i cungojnë dhe nuk i citojnë materiale zyrtare si raporti i KLSH-së i vitit 2019, për hetimet që po kryejnë mbi aferën e inceneratorëve.

 

“Që të jemi të qartë që në pikënisje të sqarimit që do bëjmë të raportit të KLSH-së të vitit 2019, – tha këlliçi, – duam të ju sqarojmë që nuk kemi aspak si qëllim që të anatemojmë figurat e prokurorëve dhe të jemi shumë të qartë se veprat e shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit duan kohë dhe metoda speciale. Por faktet dhe provat tregojnë të kundërtën se nuk është bërë asnjë hetim me metoda speciale, por në fakt prokurorët as nuk e citojnë materialin zyrtar, madje e cungojnë.

Këtu do të paraqesim disa përfundime të raportit konfidencial të KLSH.

Nga auditimi konstatohet se Ministria e Financave për pjesën e projektit të financuar nga njësitë vetëvendore është shprehur pa koment duke mos e kundërshtuar projektin, bazuar vetëm në ‘dakordësinë në parim mbi studimin e fizibilitetit’, të kryetarit të bashkisë së Tiranës.

Angazhimi për dakordësinë duhet të përfshijë marrjen e vendimit të Këshillit Bashkiak përkatës si autoritet kompetent për miratimin e buxhetit, ndërkohë që aprovimi është dhënë nga autoriteti i kryetarit të bashkisë që ka për kompetencë vetëm propozimin e buxehit.

 

Në lidhje me këtë konstatim nga ana e Ministrisë së Financave janë paraqitur observacione  me shkresën numër 5929/9 të datës 28/08/2019 në të cilën është sqaruar se;

Ministria e Financave me anë të shkresës nr. 13118/7 protokolluar në datën 2.03.2017 i ka kërkuar autoritetit kontraktues, që duke qenë se në studimin e fizibilitetit është shprehur se, Qarku i Tiranës është financuesi i këtij projekti, të marrë miratimin me shkrim nga ky qark.

https://pdsh.al/inceneratori-i-tiranes-belind-kellici-paraqet-dokumentet-prokuroret-cungojne-dhe-nuk-citojne-materialet-zyrtare-raportin-e-klsh-se-te-vitit-2019/

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here