Situata në Veri/ Osmani: Të gatshëm për çdo skenar të Serbisë!

0
199

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë që Kosova do të ndërmarrë masat e nevojshme për ta ruajtur sovranitetin dhe integritetin territorial.

Osmani ka folur për sigurinë në Kosovë dhe sulmet e mundshme nga Serbia për të cilën tha se nuk e “ka mendjen për të mirë”.

“Të gjitha këto vlerësime i kam bërë gjatë fjalimit të fundvitit dhe natyrisht që jam në kontakt të përditshëm me institucionet e sigurisë dhe njëkohësisht me partnerët ndërkombëtarë në mënyrë që t’i ndërmarrim masa për ta mbrojtur Kosovën, integritetin tonë territorial dhe sovranitetin. Serbia nuk është që mendon mirë, nuk është që planifikon mirë dhe më e rëndësishme është që ne jemi të gatshëm për çdo skenar”, ka thënë Osmani.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here