Kryetari i FRPD, Besard Xhaferri ka reaguar pas propozimit të Bashës që të dënohen me burg cilindo ligjvënës që shpif kundër Edi Ramës.
Xhaferri është shprehur se Basha që deri dje paketën antishpifje e cilësonte kthim të nenit famëkeq 55, sot kërkon që në nenin 120 të Kodit Penal, të shtohen edhe deputetët.
Postimi:
Në një kohë që mazhoranca përmes rregullores së re të Kuvendit kërkon asgjësimin e opozitës në Parlament përmes përjashtimeve dhe privimit nga e drejta për komisione hetimore, aleati strategjik i Ramës, Lulzim Basha propozon dënimin me burg për cilindo ligjvënës që shpif kundër Edi Ramës.
Basha që deri dje paketën antishpifje e cilësonte kthim të nenit famëkeq 55, sot kërkon që në nenin 120 të Kodit Penal, të shtohen edhe deputetët.
Në projektligjin e depozituar në Kuvend, Basha propozon që nëse një ligjvënës bën një deklaratë ndaj një deputeti, ky i fundit ka të drejtë të bëjë kallëzim dhe nëse instancat e drejtësisë (së Ramës) vërtetojnë që deklarata është shpifje, deputeti rrezikon nga gjobë deri në 2 vite burg.
Ky projektligj i modelit Putinist ka për qëllim final t’i mbyll gojën opozitës përmes mekanizmit të drejtësisë.
Pakti Rama-Basha është kthyer në një rrezik për vendin, ndaj protesta dhe mosbindja janë të vetmet zgjidhje që kemi!