Abilekaj: Pushteti i drejtësisë po vepron sipas kërkesave të Edi Ramës, që të godasë ata që do ai

0
257

Gazetari Enton Abilekaj gjatë diskutimit në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, pas votimit të PS-së për ti hequr imunitetin kryetarit të opozitës, Sali Berisha pas kërkesës së SPAK, është shprehur se, pushteti i drejtësisë po tregon se është duke vepruar sipas kërkesave të Edi Ramës.

‘Çështja duhej të shkonte në Gjykatën Kushtetuese patjetër sepse ishte një çështje Kushtetuese.

Për të ju drejtuar Gjykatës Kushtetuese, ai duhej ndiqte të gjitha shkallët. Ndërkohë që u zbardh vendimi i apelit, SPAK nuk e priti të bëhej procedura, por e çoi në parlament në mes të procedurës.

Mbaroi Gjykata e Apelit dhe u zbardh vendimi ditën që SPAK kërkoi nga Kuvendi masën e re, heqjen e imunitetit.

Për të nxituar u bë kërkesa prej 28 deputetëve në Gjykatën Kushtetuese, që ajo e ktheu mbrapsh një ditë para se të bëhej seanca parlamentare.

E gjithë kjo nuk tregon vetëm vullnetin e SPAK që është i dyshimtë, por tregon se i gjithë aparati, pushteti i drejtësisë funksionon me një time cod, të përcaktuar nga një person.

Gjykata Kushtetuese mblidhet një ditë para seancës parlamentare, që të hedhë poshtë kërkesën e 28 deputetëve, që seanca parlamentare të mos e ketë këtë pengesë të Gjykatës.

Në këshillin e mandateve avokatët e Sali Berishës, kërkuan që të pritej vendimi i Kushtetueses dhe të vazhdonte mbledhja e të vazhdohej me vendimin.

Është e qartë që time codet i përcakton Edi Rama. Si shpjegohet që Edi Rama përcakton time codet e drejtësisë. Pse nuk bëhen njëherë këto në kundërshtim me interesat e Edi Ramës, por bëhen gjithmonë në varësi të interesave të Edi Ramës.

Ky pushtet, dhe jo shkalla e parë e dytë, pushteti i drejtësisë është një pushtet dhe kur ky pushtet funksionon në unison në interes të Edi Ramës, atëherë ne dyshojmë se këtu ka një dorë të Edi Ramës për të goditur atë që do. Njëherë opozitën, njëherë kundërshtarët brenda partisë. Kjo është shqetësuese’, tha Enton Abilekaj per syritv.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here