Anulohet koncesioni i ri, Rilindja i trembet prangave/ Ministria e Financave tërhiqet nga procedura për “certifikatën elektronike”

0
439

Në projektbuxhetin e vitit 2022, qeveria prezantoi listën e koncesioneve të reja që po planifikoheshin, ku ndër to binte në sy dhe dhënia me koncesion e ofrimit të shërbimit të infrastrukturës së çelësave publikë.

Në dokument, kostoja totale e koncesionit përllogaritej në 208 milionë lekë apo 2 milionë euro.

Pas dy vitesh, Ministria e Financave, autoriteti kontraktor përgjegjës për vazhdimin përpara të këtij koncesioni ka nxjerrë një vendim për anulimin e procedurës, duke u tërhequr kështu nga zbatimi i këtij koncesioni.

Shërbimi kishte të bënte pikërisht me vijimin e reformës së fiskalizimit. Të gjitha bizneset në kuadër të reformës duhet të pajisen përveç pajisjeve edhe me një certifikatë elektronike dhe nënshkrim elektronik. Këto shërbime ofrohen momentalisht nga AKSHI me koston 4000 dhe 4800 lekë, por ato duhet të rinovohen çdo vit me të njëjtën kosto. Pikërisht ky shërbim pritej t’i jepej privatit.

 

Vitin e kaluar qeveria ka paguar 130 milionë euro për koncesionet aktive apo 2.5% e të gjithë të ardhurave tatimore të përmbledhura. Vitin e ardhshëm vlera që do të paguhet pritet të rritet me 481 milionë lekë. Projektbuxheti i vitit të ardhshëm nuk ka shërbime të reja që priten të jepen me koncesion, por dy investime publike të mëdha si ndërtimi i portit të ri në Porto Romano dhe linja hekurudhore Vorë – Hani i Hotit pritet të bëhen pjesë e skemës së financimit me Partneritetin Publik Privat.

 

 

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here