Kuvendi tha se nuk janë prekur të dhënat, hakerët i nxjerrin zbuluar:

0
208

Kuvendi reagoi ditën e sotme pas sulmit nga hakerët e “Homeland Justice” ditën e djeshme. Kuvendi tha se është synuar ndërhyrje në infrastrukturë dhe tentativë për fshirje të të dhënave, por shtoi më tej se nuk janë prekur të dhënat në sistem.

“Gjatë ditës së djeshme është konstatuar një sulm kibernetik ndaj institucionit të Kuvendit të Shqipërisë. Sipas ekspertëve, nga ky sulm është synuar ndërhyrje në infrastrukturë dhe tentativë për fshirje të të dhënave. Ju bëjmë me dije se nuk janë prekur të dhënat në sistem dhe ekspertët janë angazhuar plotësisht, që prej momentit kur kanë detektuar këtë ndërhyrje nga jashtë institucionit. Ekspertët e IT po punojnë për të zbuluar se çfarë pasojash ka sjellë ky sulm në sistemin e Kuvendit të Shqipërisë. Për sa më sipër, dalja LIVE e shërbimeve kërkon kohë pasi po kontrollohen të gjitha detajet dhe vijon puna për të kthyer në normalitet faqen e Kuvendit të Shqipërisë.”

Hakerët kanë reaguar pak minuta më parë dhe e kanë përgënjeshtruar deklaratën e Kuvendit duke paralajmëruar se i kanë të gjitha të dhënat dhe shumë shpejt do plasin disa “surpriza” për ne.

“Ne duam të ndezim një zjarr!

Parlamenti i Shqipërisë u hakerua.

Faqja nuk është e disponueshme.

Tani kemi të gjitha të dhënat e parlamentit.

Identifikohu në server…

Ne ju paralajmëruam!

Sasia e të dhënave të mbledhura është e madhe.

Prisni të ndodhë më e keqja.

Qasje në të gjithë disqet e ngurtë të disponueshëm.

Ne kemi surpriza për ju; prit për NE…’– shkruajnë hakerët në mesazhin e tyre.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here