Raporti: Faturat e internetit në Shqipëri, më të shtrenjtat në rajon

0
269

Një person kalon mesatarisht thuajse 7 orë në ditë, duke parë një ekran, qoftë për punë, argëtim apo komunikim, duke theksuar se sa është bërë dixhitale jeta e njeriut.

Dhe ashtu si ndryshon mirëqenia fizike nga një vend në tjetrin, po ashtu ndryshon edhe mirëqenia dixhitale.

Sipas Indeksit të Cilësisë së Jetës Dixhitale 2023 të SurfShark, disa vende bëjnë një punë më të mirë se të tjerat në ofrimin e internetit dhe shërbimeve dixhitale të aksesueshme dhe të përballueshme, duke krijuar mirëqenie dixhitale më të mirë. Klasifikimi i 121 vendeve (që përfaqësojnë 92% të popullsisë botërore) mbështetet në 5 parametra:

– Përballueshmëria e internetit: sa kohë duhet të punojnë njerëzit për të përballuar një lidhje të qëndrueshme interneti? Interneti më i përballueshëm ka ndikim pozitiv në mirëqenien dixhitale.

– Cilësia e internetit: sa e shpejtë dhe e qëndrueshme është lidhja me internetin? Interneti i shpejtë dhe i qëndrueshëm ndihmon në komunikim, produktivitetin në punë dhe në konsumimin e përmbajtjeve me cilësi të lartë.

– Infrastruktura elektronike – sa e zhvilluar dhe gjithëpërfshirëse është infrastruktura ekzistuese elektronike, e cila lejon përdorimin e internetit për aktivitete të ndryshme.

– Siguria elektronike – aftësia për të luftuar krimet kibernetike dhe për të mbrojtur privatësinë në internet.

– e-Qeverisja – Dixhitalizimi i shërbimeve të qeverisë, zvogëlimi i burokracisë dhe korrupsionit dhe rritja e transparencës.

Shqipëria dhe rajoni

Në renditjen e përgjithshme, Shqipëria është e 68-ta; në lidhje me përballueshmërinë e internetit renditet e 98; për cilësinë e internetit, 79; për infrastrukturën elektronike, 78; për sigurinë elektronike, 46; dhe për e-qeverisjen, 60.

20 vendet me cilësinë më të mirë të jetës dixhitale në vitin 2023

Titulli i raportit të këtij viti është “Europe leads the Digital Quality of Life Index.” (Europa kryeson në indeksin e cilësisë së jetës dixhitale”. Kjo sepse nëntë vendet e para të klasifikimit të mirëqenies dixhitale janë në Europë.

Renditja kryesohet nga Franca, e cila renditet e para për përballueshmërinë e internetit, në të pestin për cilësinë dhe ndër 20 vendet e para për infrastrukturat elektronike, sigurinë dhe qeverisjen.

Singapori (i 10-ti) është i vetmi vend joeuropian i renditur më lart në Indeksin e Mirëqenies Dixhitale, ndjekur nga Japonia (16). Izraeli, i cili renditej i pari vitin e kaluar, zbriti në pozicionin e 17-të në renditjen e këtij viti, ndërsa SHBA dhe Koreja e Jugut plotësojnë klasifikimin e 20 vendeve të para.

Në tabelë tregohet renditja e përgjithshme e 20 vendeve të para dhe renditja sipas 5 parametrave të mësipërm.

Tendencat në cilësinë e jetës dixhitale

Nëse është e vërtetë që vendet më të pasura kanë në përgjithësi një mirëqenie dixhitale më të mirë, falë fondeve në dispozicion për të investuar në përmirësimin e parametrave kyçë, Surfshark zbuloi 22 vende që kanë tejkaluar pritshmëritë në kategorinë e PPB për frymë.

Pikët e tyre më të larta në sigurinë elektronike, infrastrukturë dhe qeverisje kanë përmirësuar klasifikimin e përgjithshëm të mirëqenies dixhitale.

Pjesa më e madhe e këtyre vendeve janë nga Europa (Ukrainë, Moldavi, Serbi, Bullgari, Rusi, Rumani, Poloni, Kroaci, Hungari); Azia (Indi, Filipine, Vietnam, Tajlandë, Turqi, Kazakistan, Malajzi, Kinë); dhe Afrika e Jugut (Kolumbi, Peru, Brazil, Argjentinë, Kili).

SurfShark zbuloi se përmirësimi i rezultateve të e-qeverisjes kishte veçanërisht lidhje më të fortë (0.94) me një cilësi më të mirë të jetës dixhitale. Në anën tjetër, përballueshmëria e internetit tregoi lidhje më të ulët me mirëqenien e përgjithshme dixhitale, me 0.67.

Kjo thekson rolin e madh në ofrimin e shërbimeve të tjera nëpërmjet internetit, në krahasim me përmirësimin vetëm të internetit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here