“S’ka Zot”/ Dom Gjergj Meta: Ben Blushi koherent me materializmin e tij, ri-interpretim i Marksit

0
158

Në një intervistë për Ora News, Dom Gjergj Meta u shpreh se kaq lexuar disa libra të gazetarit Ben Blushit.

Ai shtoi se Blushi ri-interpreton me nënvetëdijen e tij Marksin dhe kështu mendon se është koherent me veten në këtë qasje.

Dom Gjergj Meta: Kam lexuar “Të jetosh në Ishull” dhe një libër që ka të bëjë me shqiptarët “Hëna e shqiptarëve më duket”. Mendoj se Blushi mbetet koherent me materializmit të tij. Lufta e parë duhet të fillojë me fenë si opiumi i popujve sikurse thotë Marks.

Blushi ri-interpreton me nënvetëdijen e tij Marksin dhe kështu mendoj se është koherent me veten. Varet se çfarë koncepti ka në kokë Blushi për fenë. Ka pasur qasje për fenë si një mbistrukturë dhe si e tillë kanë dashur që ta heqin si një përgjumje të klasës punëtore për të pasurit. Prandaj Blushin e shoh koherent mbi një logjikë materialiste të Zotit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here