Basha, një monstër e vetërobëruar politike

0
158

Nga Ndriçim Kulla

E pabesueshmja nuk mund të jete me patjetër e pavërtetë.

Nga një kandidat me ambicie për kryeministër, sot ndodhet në prapanicat e Edi Ramës, si një rob i vetrobëruar. Kjo është aq e vërtet sa që po të pyesësh  se çfarë statusi politik ka  tashti të del para syve një delenxhi i vërtetë, ose më mirë një njeri që i jep ilustrim lapidary asaj shprehjes së bukur të popullit dibran  njeri  “ pa din e pa iman  ” .

“Nuk kam turp dhe skeni çfarë të më bëni”- thotë sot Lulzim Basha me sjelljen e tij politike , e cila vazhdon përpara, sipas shprehjes së tij të proferuar, strikt  në  axhendën që i ka përcaktuar Taulant Balla me udhëzime  të posaçme të Edi Ramës.

Çfarë thonë njerëzit për të sot në politikë ?

E çfarë nuk thonë! Kushdo që e kujton më së shumti emrin e tij i  vjen të përziera. Sjellja shoqërore e tij e kapërxen ligjësinë instiktive biologjike edhe të kameleonit.

Nuk e di se për çfarë jeton, çfarë kënaqësie i jep profesioni  i politikës?! Vetëm fitim…?!

Eshtë i përfolur keq publikisht se është skllav i parasë dhe pasurisë. Ndoshta kjo e intrigon aktivetin e tij që kacavjerret në politikë dhe jo dashuria  për  politikën si profesion .

Një personazh qesharak, që pretendon se është opozitar, kur ajo që bën është se lufton për ti bërë varrin opozitarizmit së bashku me pushtetin. Do ishte më e ndershme, më e pranueshme, madje edhe më burrërore t’i jipte njëherë e mire fund lojës në shërbim të pushtetit duke e mbështetur hapur mazhorancën si shërbëtor i pushtetit.

Me siguri, të majtë dhe të djathtë do çliroheshin nga bezdia e përditshme e një vemje politike, që duket dhe zhduket si fantazmë në rolin e tij.

Lulëzim Basha është një këpush në trupin e votuesëve shqiptar, që ndajnë vlerat e së djathtës. Po a mund të këtë moral ky njeri i fotografuar skutaveve të pushtetit, duke bërë orgjitë më të fwlliqura me krerët kryesor të pushtetit, të cilat kapërcejnë edhe sjelljet e njerëzve që kryejnë mardhënie seksuale brënda së njëjtës gjini ?

“Kemi një shembull të bukur për Partinë Popullore, e cila sot mbahet në fuqi prej bejlerëve nga oxhakët më të vjetër, kurse anëtarët e saj lëvdohen se kanë shpëtuar prej bejlerëve” – thoshte Noli dikur, duke u munduar të karakterizonte anarkinë politike të disa njerëzve që u kishte hipur në mëndje të merreshin me politikë. Po edhe ky vështrim Nolian nuk e nxë brënda gjithë sjelljen pa moral dhe pa busull të Lulzim Bashës.

Këtu qëndron edhe çudia.

Por edhe kjo nuk e nxë brënda të gjithë formatin e Lulzim Bashën.

Ai sot është një autsider në politikës shqiptare.

Destruktiv ndaj opozitës me rolin e tij të pa krahasueshëm në kushtet e një represioni dhe diversioni  autoritarist, që po ushtron regjimi kundra opozitës, pluralizmit dhe demokracisë.

Ndjehem i turpëruar që, kur drejtonte opozitën, e kam ndihmuar publikisht me pasion dhe përkushtim , ndonse si shumë të tjerë   e kam bërë për demokracinë dhe opozitën, e cila natyrisht ka gjithmon nevoj për ndihmën intelektuale.

Lulzim Basha sot jeton kohën e tij të spekullimit politik.

Pushteti vulën e PD-ës e ka syrgjinosur nëpër zyrat e gjykatësve  sorosian dhe Lulzim Basha si dorë e sigurt e pushtetit që është shpreson se, në serialin e gjyqeve sorollatëse të iskenuar prej regjimit, vula do gjej rrugën drejt duarve të tij. Dhe me gjasa, siç po ëndërron nërmjet kësaj dhurate, Luli do shijoj ninulla të ëmbëla, me shpresë për fituar magjinë e kalimit të moshës së Piter Panit në politikë, ku ka mbetur fëmijë dhe rrenegat.

Basha që donim të bëhej kryeministër tashti është një monstër e vetërobëruar politike.

Një fjalë e urtë popullore e stigmatizon në mënyrë të përkryer , ”Jeton shqiponja në majë të malit, jeton dhe miza në by…ë të kalit”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here