Në ditën që Gjykata e Lartë vendosi rikthimin e ccështjes së vulës në Apel, duke lënë përkohësisht kështu në fuqi Berishën si kryetar, deputetët që bëjnë pjesë në PD-në e drejtuar nga Lulzim Basha nuk eështë se janë mërzitur shumë nga ky vendim. Ndoshta dinë rezultatin përfundimtar se si do shkojë ccështja dhe nuk e vrasin mëndjen për zvarritjen e pafundme për logon e vulën e PD-së.
Ditën e sotme një pjesë e këtyrë deputetëve së bashkua me anëtarë të strukturës organizative janë shtruar për drekë, ku nga foto e bërë publike duket se janë në një restorant me prodhime deti. Fotot e publikuar nga Kreshnik Çollaku zbulon anëtarët e plotë të tryezës, mes tyre Enkelejd Alibeaj, Oriola Pampuri, Roland Bejko, merita Bakiu e të tjerë.
Edhe pse edhe në këtë fundvit do ketë mjaft shqiptarë që nuk do mund të shijojnë as gjelin e aq më pak tryezën e mbushur me prodhime deti, deputetët e Bashës nuk e kanë problem të publikojnë tryezën e mbushur me karklaecan, midhje e peshk, ku më së paku duhet të jenë etik me qytetarët, në kushtet që janë prej 11 vitesh në opozitë./@standard.al