Sot seanca për masën e sigurisë së Berishës, opozita proteston para Gjykatës së Lartë

0
102

Gjykata e Posaçme pritet të vendosë sot për masën e sigurisë për kryedemokratin Sali Berisha. SPAK ka kërkuar “arrest shtëpie” me mbikëqyrje, duke i mohuar Berishës të drejtën për të komunikuar me persona të tjerë, përveç familjarëve.

Seanca do të mbahet në orën 11:00. Avokati i kryedemokratit, Genc Gjokutaj, tha dje për mediat se masa e kërkuar nga SPAK është jashtë parashikimeve të ligjit.

Gjokutaj, bashkë me avokati tjetër Sokol Mëngjesi, kërkuan dje dorëheqjn e gjyqtares Irena Gjoka, me argumentin se është shkarkuar nga Berisha në kohën kur ai ishte kryetar i KLD.

Nga ana tjetër, opozita ka thirrur protestë para Gjykatës së Lartë në orën 09:00, nën moton “O sot o kurrë”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here