Strazimiri thrrje qytetarëve: Çohuni në këmbë se po ju marrin lirinë !

0
158

Gent Strazimiri, ish-deputeti i PD, anëtar i Kryesisë së saj, e ka përforcuar sot thirrjen drejtuar qytetarëve: “Çohuni në këmbë se po ju marrin lirinë! Nuk bëhet fjalë për Sali Berishën! Sali Berisha është thjesht shembulli që ata japin për të thënë se çfarë u bëj secilit prej jush”.

Strazimiri, i ftuar në SYRI TV, u pyet ndër të tjera se si e sheh faktin që të drejtën, liderit të opozitës, Sali Berishës, mund t’ia japë edhe Gjykata e Strasburgut për proceset e montuara politikisht në Shqipëri.

“Përsa i përket situatës a do t’ia japë Strasburgu të drejtën apo s’do t’ia japë, gjithçka është haptazi, shumë transparente: Taulant Balla akuzon Sali Berishën për një çështje korrupsioni, në të cilën prokuroria ka vetëm firmat e Anastas Angjelit, të Blendi Klosit, të Pandeli Majkos, të Edi Ramës dhe të cilitdo tjetër, përveç firmës së Sali Berishës!

Çfarë bën në këtë rast gjykata?! Shkon dhe arreston Sali Berishën! Kështu që është brutale, nuk ka asnjë lidhje.  

E vetmja lidhje që do të mund të bënin ishte të thonin po, që të gjithë këta që përmenda më lart, Anastas Angjeli, Blendi Klosi, Pandeli Majko, Edi Rama, “në bashkëpunim dhe për përfitim” të Sali Berishës, kanë shkelur ligjin në mënyrë që të përfitojë dhëndri i Sali Berishës!!! Po është një gjë shumë debileske për ta menduar dhe për të ngritur një çështje mbi të!

E vetmja arsye për të cilën po e bëjnë është që sot apo nesër, Sali Berisha të mos mundet dot më që të drejtojë opozitën: “ai duhet të izolohet, ai nuk duhet të ketë asnjë komunikim me secilin prej bashkëpunëtorëve të tij, me popullin që e ndjek nga pas”, në mënyrë që të mos rrezikohet pushteti i këtij regjimi, i cili po e bën këtë reprezalje  brutale, nuk po fshihet!

Kështu që është e panevojshme të presim Strasburgun. Pafajësia dhe mosrelevanca e Sali Berishës me gjithë këtë çështje që kanë ngritur është krejtësisht transparente, e pranon dhe vetë Prokuroria dhe sot nuk është i pandehur, as ai, as Abi Malltezi; janë persona nën hetim”, tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here