Avokati Llangozi: SPAK po fsheh përgjimet ku del dhe Edi Rama

0
150

Avokatët e Elton Qynos bënë deklarata të forta këtë të mërkurë duke thënë se Prokuroria Speciale, përkundër fakteve nuk guxon të hetojë kryeministrin Edi Rama.

Pas seancës në Gjykatën e Posaçme ku u konstatuan paligjshmëri në veprimet e SPAK lidhur kontrollin e automjetit të gazetarit, avokati Arben Llangozi deklaroi se prokurori Behar Dibra që po heton Qynon, është në dijeni të disa fakteve të bëra publike nga një avokat, se Edi Rama rezulton i implikuar në disa përgjime që i kanë rënë në dorë edhe gazetarit, teksa akuzoi organin e akuzës se po fsheh provat.

Mbrojtësi tjetër ligjor Dorian Matlija tha se Behar Dibra pranoi në seancën e mëparshme që janë vetë prokurorët të cilët duhen hetuar për daljen e akteve sekrete hetimore, ku njëri prej tyre sipas tij, është vetë ai që po heton gazetarin.

Togat e zeza e konsiderojnë të paligjshëm kontrollin e automjetit të gazetarit Elton Qyno pa vendim gjykate duke urdhëruar kthimin e një USB-je të gjetur brenda tij. Por nga ana tjetër nuk u shpreh i njëjti qëndrim për sendet e sekuestruara në banesë dhe në zyrë, si CD me këngë popullore apo këngë greke dhe deklarata pasurie të zyrtarëve, subjekt i ILDKPI-së që gazetari thotë se i kishte për përgatitjen e shkrimeve në vijim. Po ashtu nga Gjykata e Posaçme u refuzuan kërkesat për kthimin e dy telefonave që njësoj si USB-ja në makinë, janë marrë pa vendim gjykate në ambientet e lokalit që ndodhet pranë SPAK, ku ai i kishte lënë në ruajtje. Nën sekuestro mbeten edhe dy kompjuterë të sekuestruar në ambientet e punës dhe shtëpisë si dhe disa dokumente të tjera.

Mbrojtja e gazetarit pretendon se e njëjta gjyqtare, Atalanta Zeqiraj, në rrethana të pakuptimta me dispozitat ligjore të Kodit Procedurës Penale, ka vonuar duke mos dërguar ende dosjen penale në Apelin e GJKKO, me qëllim gjykimin e ankimit.

Kanë kaluar 10 ditë, që Apeli ende nuk ka nxjerrë datë gjykimi për ankimin e avokatëve, për shkak se gjyqtarja nuk ka çuar dosjen në sekretarinë e Apelit. Lidhur me vendimin e kësaj të mërkure avokatët e Elton Qynos paralajmërojnë një tjetër ankim, gjë e cila bën që çështja të gjykohet dy herë në Apel.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here