‘Le Monde’: BE vigjilente ndaj rrëshqitjes së Vuçiçit

0
145
An image of Serbian President Aleksandar Vucic is seen during a pre-election rally of his ruling Serbian Progressive Party in Belgrade, Serbia, Saturday, Dec. 2, 2023. When Serbia formally opened membership negotiations with the European Union, back in 2014, it was a moment of hope for pro-Western Serbs, eager to set their troubled country on an irreversible path to democratization. Those days are long gone. Now, they feel betrayed, both by the government and the EU. (AP Photo/Darko Vojinovic)

Në një editorial të numrit të fundit të gazetës franceze Le Monde, me titull “Loja e dyfishtë e rrezikshme e Sebisë” analizohet situata e fundit pas zgjedhjeve në këtë vend dhe kujdesi që duhet të tregojë Evropa ndaj regjimit të Vuçiçit. Sidomos pas protestave të opozitës që pretendon për zgjedhje të manipuluara janë forcuar dyshimet për një lojë të dyfishtë me Moskën thuhet në editorialin që Lapsi.al e ka lexuar.

“Evropianët kanë besuar prej kohësh se lidhjet tregtare të Serbisë me BE-në, si dhe zhvillimi i saj ekonomik do ta mundnin retorikën nacionaliste të zotit Vuçiç. Ata kanë tani ka çdo arsye për të vëzhguar lojën e tij të dyfishtë me kujdes… Dilema nuk është e thjeshtë, sepse sa më shumë të largohet perspektiva e një hyrjeje të Serbisë në BE, aq më tepër Rusia dhe Kina po përfitojnë nga kjo për të zgjatur kthetrat e tyre” – thuhet në editorial.

Por ndonëse dilema e përhershme perëndimore, se mos Beogradi drejtohet nga Moska ose Pekini është e fortë, Le Monde paralajmëron se kjo frikë nuk duhet të shërbejë si alibi për të prodhuar një Orban të dytë brenda BE-së. “Shembulli i Hungarisë së Viktor Orban, i cili synon të përparojë si kalë Troje i Rusisë brenda BE, duhet të inkurajojë shtetet anëtare të kërkojnë respekt drastik dhe kritereve të pakthyeshme të shtetit ligjor për të penguar një ditë Beogradin të përsërisë të njëjtat taktika”.

Pikërisht për këtë gazeta thotë se BE-ja: “Në kontekstin e tensionit të përkeqësuar nga agresioni rus në Ukrainë, duhet të rrisë vigjilencën ndaj rrëshqitjeve të presidentit serb”. Interesante është të shikohet edhe se si portretizohet Vuçiçi në artikull: “Në pushtet që prej gati dhjetë vjetësh, presidenti shfaq admirimin e tij për ish-diktatorin Sllobodan Millosheviç, i cili vdiq para përfundimit të gjyqit, ku akuzohej për krime kundër njerëzimit dhe gjenocid.

Aleksandar Vuçiç nuk e ka braktisur ambicien për të rimarrë kontrollin e Kosovës, pavarësinë e së cilës të shpallur në vitin 2008 ai nuk e pranoi kurrë, siç duket edhe nga operacioni i dështuar i një komandoje serbe në shtator. Së fundi, presidenti serb, edhe pse kandidat për anëtarësim në BE, nga e cila merr fonde, refuzon të përafrohet me sanksionet evropiane kundër Rusisë dhe ka ndaluar zbatimin e reformave të kërkuara nga Bashkimi Evropian”.

Le Monde i lexuar nga Lapsi.al, nuk ka dilema as për situatën post zgjedhore në Serbi: “Që nga shpallja e rezultateve të këtyre zgjedhje të parakohshme legjislative, qindra demonstrues sfidojnë çdo ditë policinë për të protestuar kundër parregullsive të vërejtura. Ndërsa rezultatet zyrtare i japin fitoren, me 46.72% të votave, formacionit nacionalist të presidentit Aleksandar Vuçiç, Partisë Progresive serbe, ato nuk i atribuojnë veçse 23.58% koalicionit pro-evropian “Serbia kundër dhunës”, shtatë prej zyrtarëve të së cilit kanë nisur një grevë urie.

Vëzhguesit nga Organizata për sigurinë dhe bashkëpunimin në Evropë, Parlamenti Evropian dhe Këshilli i Evropës denoncuan parregullsi të rënda, duke përfshirë “blerje votash” dhe “mbushje të kutive të votimit”. Por presidenti serb siguron se këto zgjedhje “ishin më të ndershmet (…) në historinë e fundit të Serbisë” dhe akuzon “shtetet e huaja të fuqishme” se kërkojnë të “destabilizojnë vendin”.

 

Jo pa qëllim Le Monde kujton se Rusia i krahason protestat e Beogradit me revolucionin e 2014 në Ukrainë: “zëdhënësja e diplomacisë ruse, Maria Zakharova sapo ka krahasuar demonstratat në Serbi, të cilat denoncojnë mashtrimi zgjedhor gjatë zgjedhjeve të 17 dhjetorit, me ato të sheshit Maidan, në Kiev, në vitin 2014, që çuan në ardhjen në pushtet në Ukrainë të liderëve properëndimore”. Kjo e detyron Le Monde që të shkruaj: “një tjetër front i luftës ruse po vendoset në Ballkan, ku Moska po përpiqet për të shfrytëzuar tensionet nacionaliste kundër aspiratës së vendeve të rajonit për tu anëtarësuar në Bashkimin Evropian”.

 

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here