Deputetja e PD-së, Albana Vokshi ka reaguar në lidhje me aksionin dhe hetimet e SPAK ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj, duke theksuar se ministri i asaj kohe ka ndërhyrë në tenderin e barnave për të favorizuar miqtë dhe familjen e tij.
‘Prokuroria, më shpejt e mbylli se sa e hapi cështjen, edhe pse dëmi financiar por mbi të gjitha shëndetësor ishte shumë i madh. 7 vite pas, jemi në pikën fillestare, në një rreth vicioz, ku SPAK po heton lidhjen Beqaj-Delta, atë duhet të kishte bërë Prokuroria 7 vite më parë…’, shkruan Vokshi në Facebook.
POSTIMI
BEQAJ – DELTA: 7 vite pas, drejtësia është kthyer në pikën fillestare…
Fiks 7 vjet më parë, kemi bërë denoncimin publik në ludhje me skandalin e ndlrhyrjes se Ministrit Ilir Beqaj në tenderin e barnave për të favorizuar miqtë dhe familjen e tij (sic hetimet e SPAK kanë evidentuar së fundmi).
Opozita në Komisionin e Shëndetësisë që kryesoja në atë kohe, kërkoi dhe bëri disa dëgjesa me Ministrin e Shëndetësisë, kompani farmaceutike dhe palë të interesit.
Jo vetëm kaq, por me një grup të Departamentit të Shëndetësisë në PD, hartuam dhe dorëzuam në Prokurorinë e Përgjithshme një Kallzim Penal ndaj Ilir Beqaj, Ministër i Shëndetësisë, në lidhje me skandalin e ndërhyrjes në tenderin e barnarve (nga ana e #Beqajt), për të favorizuar pikërisht kompaninë #Delta me pronar mikun e ngushtë të tij.
Prokuroria, më shpejt e mbylli se sa e hapi cështjen, edhe pse dëmi financiar por mbi të gjitha shëndetësor ishte shumë i madh.
7 vite pas, jemi në pikën fillestare, në një rreth vicioz, ku SPAK po heton lidhjen Beqaj-Delta, atë duhet të kishte bërë Prokuroria 7 vite më parë…
Pse drejtësia ka heshtur kaq vite?? A mban kush përgjegjësi për këtë??
PD mbetet e gatshme të vërë në dispozicion të SPAK cdo informacion që disponon në lidhje me këtë skandal.