Favorizimi me tendera i “Delta Farm” nga Ilir Beqaj, deputetja e PD e denoncoi shtatë vite më parë

0
152

Partia Demokratike denoncoi në Prokurorinë e Përgjithshme rreth 7 vite më parë, ministrin e Shëndetësisë së asaj kohe, Ilir Beqaj për të njëjtat akuzë që po dalin në dritë ditët e fundit.

Deputetja Jorida Tabaku kallëzoi në vitin 2016 në Prokurori Beqajn duke e akuzuar atë se kishte ndryshuar kriteret për të favorizuar mikun dhe klientin e tij “Delta Farma”.

“Sot bashkë me kolegët Vokshi dhe Bardhi dorëzuam në prokurori kallëzimin penal për shpërdorim detyre për Ministrin Beqja. Me një urdhër të pazakontë ministri ka ndërhyrë mbasi janë hapur dokumentet e tenderit dhe ka ndryshuar kriteret duke hequr si detyrim dokumentin e origjinës dhe autorizimin e prodhuesit. Kjo ka bërë që përveç kostos financiare prej 1 mld lekësh të ketë dhe dëme në shëndetin dhe sigurinë e jetës.

Ky vendim i hapi rrugë barnave te pakontrolluara dhe bëri te mundur që siguria e tyre të jetë e dyshimtë. Falenderoj ekspertët e shëndetit, ekspertët ligjorë dhe ato të antikorrupsionit për punën voluinoze dhe dokumentimin e kësaj afere”, deklaroi Tabaku më 19 dhjetor 2016.

Shtatë vite më vonë, oficerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit mësynë në të njëjtën kompani farmaceutike, duke ushtruar kontrolle. Kompania Delta Pharma dyshohet se është një prej fituesve më të mëdhenj të tenderave të ilaçeve në kohën kur ministër i Shëndetësisë ishte Ilir Beqaj. Në këtë kompani kishte aksione edhe bashkëshortja e ish-ministrit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here