Shkëlqim Jahelezi, efektivi i Fierit që u godit me grushte mbrëmjen e djeshme, ka lënë spitalin.
Gjendja e tij është përmirësuar, ndërsa hetimet për incidentin po i ndjek AMP-ja.
Në spitalin e Fierit ndodhet 26-vjeçari Daniel Braçi, i plagosur në këmbë.
Ky i fundit teksa drejtonte makinën “Volkswagen” tentoi të futej në një rrugë të bllokuar të qendër të Fierit.
Por, kur u kundërshtua nga patrulla e policisë, i riu qëlloi me grushte inspektorin Shkëlqim Jahelezi.
Në kushtet e vetëmbrojtjes, thotë policia, efektivi qëlloi me armën e shërbimit duke e plagosur në këmbë 26-vjeçarin.