Rama i jep 2 milionë euro Federatës Shqiptare të Futbollit për Euro 2024

0
197

Suksesi i arritur nga kombëtarja kuqezi dhe kualifikimi i dytë në finalet e një kampionati europian, tashmë kanë edhe një mbështetje të madhe financiare nga qeveria.

Sot në Mbledhjen e Këshillit të Ministrave ëshë akorduar një fond prej 2 milion eurosh, fondi më i madh i dhënë ndonjëherë nga qeveria shqiptare në drejtim të futbollit.

Ky shpërblim i jepet Federatës Shqiptare të Futbollit për të ndihmuar në organizimin e përgatitjeve për finalet e Europianit të vitit të ardhshëm Gjermani 2024.

Ndërkohë që i është lënë kohë, institucionit të futbollit 3 muaj për të përgatitur dokumentacionin justifikues të shpërndarjes së fondit, sipas veprimtarisë që do ta përdorë atë, thuhet në vendim.

Kujotjmë që prej rreth 20 vitesh federate shqiptare e futbollit nuk ka marrë asnjëherë fonde mbështetëse nga shteti madje as grantin e sportit që marrin të gjitha federatat sportive në vend.

Buxheti i sportit që është për të gjitha federatat bashkë është thuajse sa gjysma e këtij fondi që Këshilli i Ministrave ka akorduar për këtë arritje të madhe ndërkombëtare të futbollit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here