Bashkitë shpenzuan mbi 880 mijë euro për dekorin e festave, tenderat me probleme

0
109

Pema e vitit të ri, zbukurimet e dritat shumëngjyrëshe janë dekoret që ia shtojnë atmosferën festave të fundvitit. Mirëpo, kjo periudhë shërben për pushtetin lokal edhe si një mënyrë për të zbrazur thesin e buxhetit publik.

Nga një hulumtim në prokurimet publike të dy muajve të fundit vëmë re se Bashkia Tiranë, Durrës, Vlorë, Korçë, Pogradec, Elbasan, Berat, Sarandë, Kurbin dhe Vau i Dejës ishin 10 bashkitë që shpallën tenderë për dekorin festiv të qytetit me rastin e festave të fundvitit. Edhe bashkia e Dibrës shpalli tender, por u tërhoq më pas.

Bashkitë shpenzuan mbi 880 mijë euro për dekorin e festave,

Në total këto bashki kanë shpenzuar 880 mijë euro për dekorin e qyteteve të tyre. Bashkia që ka shpenzuar më shumë është ajo e Tiranës me 263,297 euro, ndjekur nga bashkia Korçë me 144,134 euro,  Durrësi me 116,250 euro dhe Elbasani me 115,057 euro.

Bashkitë shpenzuan mbi 880 mijë euro për dekorin e festave,

Bashkitë të cilat kanë shpenzuar më pak janë Saranda me 15,375 euro, Vau i Dejës me 11,500 euro dhe Berati me 9,000 euro.

 

Shpenzimet e Bashkive për dekorin e festave

Lekë të shpenzuara për 2023

1            Bashkia Tiranë   27,374,740

2            Bashkia Korçë    15,014,000

3            Bashkia Durrës  12,094,000

4            Bashkia Elbasan 11,970,000

5            Bashkia Pogradec            9,874,000

6            Bashkia Vlorë     8,096,150

7            Bashkia Kurbin  2,894,000

8            Bashkia Sarandë              1,599,500

9            Bashkia Vau i Dejës         1,187,500

10          Bashkia Berat     931,365

Ofertat shumë pranë fondit limit

Bashkitë shpenzuan mbi 880 mijë euro për dekorin e festave,

Në pjesën më të madhe të ofertave nga kompanitë e ofruara në garë ato qëndrojnë njësh me fondin limit të vendosur nga bashkitë, ose shumë pranë tyre.

Në tenderin për shtëpitë e drurit në Korçë u skualifikuan ofertat me çmime të ulëta, ndërsa fitues u zgjodh oferta që përkon me 100% të fondit të vënë në dispozicion.

Ndërsa në Tiranë, një prej tenderave të zbukurimit pati vetëm një konkurrent i cili kërkoi 99.4% të fondit limit. Njëjtë veproi edhe Bashkia Pogradec, e cila pati vetëm një ofertë, me 98,7% të fondit limit.

Mungesë konkurrence në tendera

Në tenderat e shpallura për dekoret e qyteteve vihet re se ka një mungesë konkurrence, si pasojë e ofrimit të vetëm një kompanie në procesin e garës.

Në Tiranë dy nga tre tenderat e dekorit kishin vetëm një ofertë, përkatësisht nga kompanitë “Iceberg Communication” dhe “Sezon Dekor”

Edhe në tenderat e shpallura nga bashkitë Pogradec, Elbasan, Vlorë dhe Durrës ka vetëm një kompani të pranishme në garë.

/Citiznes Channel

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here