Një konflikt mes dy personave në Kurbin ka përfunduar në plagosjen e njërit prej tyre.
Ngjarja ka ndodhur në Malbardhë, ku shtetasi A. Sh. ka qëlluar me pistoletë Fatjon Likën pas një konflikti në një lokal.
I plagosuri është transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në kërkim janë autori së bashku me dy persona të tjerë me iniciale E. L dhe P. L., këta të fundit të përfshirë po ashtu në konflikt.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.