Nga sot 1 janar 2024, qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë pa viza në zonën Shengen deri në 90 ditë brenda një periudhe 180-ditore
Qytetarët e Kosovës kanë mirëpritur vitin 2024 duke fituar të drejtën për të udhëtuar pa viza në zonën Shengen.
Në vitin 2012, institucionet e Bashkimit Evropian (BE) e ngarkuan Kosovën që të përmbushë 95 kritere për të pasur të drejtën e udhëtimit pa viza.
Procesi u bllokua shumë herë për shkak të dështimit të Kosovës për të përmbushur disa kritere dhe mungesa e vullnetit të palës së BE-së për këtë çështje duke shtuar kritere të reja.
Pala e BE-së përdori gjithashtu udhëtimin pa viza si “karrem” ose “shpërblim” për hapat që donte që Kosova të merrte për shumë çështje, përfshirë dialogun e saj me Serbinë.
Qeveria e Kosovës në nëntor dhe dhjetor zhvilloi fushata për të parandaluar ose së paku për të reduktuar migrimin e pritshëm për motive punësimi pas liberalizimit të vizave.