“Ishte si në ferr”, si dolën të gjallë 367 pasagjerët e “Japan Airlines”, dalin pamjet nga brenda avionit që digjet

Momente paniku dhe frike kanë përjetuar 367 pasagjerët dhe 12 anëtarët e ekuipazhit të avionit të kompanisë “Japan Airlines”, që u përplas me një avion të rojes bregdetare dhe shpërtheu në flakë pak pas uljes në aeroportin Haneda të Tokios.

 

Mes pasagjerëve që ndodheshin në bord, përfshirë edhe 8 fëmijë ka pasur agoni për fatin e tyre, teksa në media janë publikuar pamje nga bordi i avionit kur motorët shpërthejnë në flakë dhe nga momenti i evakuimit të pasagjerëve, që u krye në kohë rekord.

 

Pamjet e transmetuara nga televizioni shtetëror NHK tregojnë se avioni është përfshirë nga flakët teksa është ulur në pistën e aeroportit, me pasagjerët që nxirren nga ai duke përdorur daljet e emergjencës dhe slitën e fryrë me ajër.

 

 

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *