Zhupa: Zonave të mbrojtura po ju hiqet mbrojtja me projektligjin e Ramës që do kalojë në janar

0
189

Deputetja e PD-së, Ina Zhupa ka denoncuar mazhorancës socialiste se zonave të mbrojtura po u heq mbrojtjen me projektligjin që pritet të kalojë në janar.

 

‘Vit i ri, avaz i vjetër! Zonave të mbrojtura po ju hiqet mbrojtja me projektligjin që pritet të kaloj në janar nga mazhoranca dhe Rama mburret se Shqipëria është pjesë e unionit për mbrojtjen e natyrës. Sa ironike!’, shkruan Zhupa në Facebook.

POSTIMI I PLOTE

Vit i ri, avaz i vjetër! Zonave të mbrojtura po ju hiqet mbrojtja me projektligjin që pritet të kaloj në janar nga mazhoranca dhe Rama mburret se Shqipëria është pjesë e unionit për mbrojtjen e natyrës. Sa ironike!

Sot në media, kryeministri Rama ndan lajmin se Shqipëria është pjesë e unionit për mbrojtjen e natyrës dhe ndërkohë në kuvend është futur projektligji nga deputetët e mazhorancës, për ti kthyer zonat e mbrojtura në zona të pambrojtura, ku mund të ndërtohet dhe të bëhen aktivitete ekonomike. Tipike e shprehjes “ të tjera bëjnë, të tjera thonë”, ku propaganda dhe realiteti janë shumë larg.

Projektligji në kuvend pritet të jetë goditja e parë e janarit me hapjen e sesionit të ri parlamentar, ku diskutimet mediokre në komisionet online nuk kanë arritur të fshehin realitetin e një projektligji që bëhet për qëllime përfitimi të klientëve të pushtetit dhe shkatërrimi të zonave të mbrojtura. Me këto ndryshime do t’ju ofrojnë më të pasurve dhe të fuqishmëve, edhe copat e fundit të territorit shqiptar, pikërisht zonat e mbrojtura, që ata t’i shfrytëzojnë për resorte dhe fitime të reja.

Ajo që i ka shpëtuar zonat e mbrojtura nga babëzia e pushtetit dhe e oligarkëve ka qënë pikërisht ndalimi për të ushtruar aktivitet ekonomik apo ndërtimor dhe pikërisht këtë do e kthejnë në lejim me projektligjin e ri. Në relacionin shoqërues thuhet se ligji aktual i hartuar në vitin 2017 ka krijuar problematika pasi është “një ligj strikt mbrotjës” për 21.5% të gjithë territorit. Pra duhet hequr mbrojtja, zonave të mbrojtura!!!

Një nga firmëtarët ( se propozues i vërtet është Rama) Fadil Nasufi është shprehur në komision se “Shqipëria nuk e ka luksin që të tkurret në zhvillimin e saj në 21% të territorit duke i konceptuar Zonat e Mbrojtura si ishuj të izoluar”. Me këtë kuptohet qëllimi shkatërrimtar qartësisht.

E konsideroj projektligjin si një masakër ndaj zonave të mbrojtura dhe do përdor çdo instrument parlamentar, ligjor e gjyqësor për ta kundërshtuar atë. I bëj thirrje edhe njëherë firmëtarëve të tërhiqen nga vënia e fytyrës në një projekt shkatërrimtar për vendin.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here