Belind Këlliçi ka folur për protestën e sotme që do të zhvillohet në orën 17:30 në rrugicën ku banon kryedemokrati Sali Berisha.
Këlliçi theksoi se kjo protestë e tretë është në vazhdën e reagimit qytetar në solidaritet me kryetarin e opozitës Sali Berisha i cili ndodhet në arrest shtëpie pas një vendimi politik të gjyqësorit të dirigjuar nga kryeministri Edi Rama.
Këlliçi: Do ketë sërish një solidaritet të treguar nga qytetarët e Tiranës, ku prej 4 ditësh kryetari i opozitës, në një rast të paprecendet për vend anëtar të NATO-së ndodhet në arrest shtëpie, në një gjyq të montuar tërësisht politikisht në një gjyq i cili vetëm standarde të një drejtësi normale të shtetit të së drejtës nuk ka, në një gjyq të dirigjuar nga qeveria nga kryeministri dhe në një proces në të cilin për herë të parë, ku në këtë rast është ish-kryeministri i vendit, ish-presidenti Sali Berisha dhe njëkohësisht kryetari i opozitës, në tre vite hetim nuk thirret asnjëherë për tu pyetur për çështjen. Edhe i afërmi i tij, anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, zoti Jamarbër Malltezi, në po tre vite nuk është thirrur një herë për tu pyetur dhe i vetmi faj që ka është se është dhëndri i Sali Berishës.









