Mafia dhe qeveria janë bërë një, masat ndaj Berishës, sulm ndaj pluralizmit politik dhe opozitës

0
180

Nga Petrit Vasili

 

Pluralizmi dhe demokracia po përballen me mafien që ka rrëmbyer qeverisjen e vendit, të cilën kanë kthyer në strehim të tyre, drejtësinë e këtij vendi e cila është vendosur në krah të tyre, për tu dhënë kohë, mundësi, mbrojtje dhe pandëshkueshmëri.

 

Gjithcka që ndodh tani, skenari ndaj Berishës është për t’ju dhënë mesazhin që mafia është e fortë dhe po kërkon të mbajë frenat e qeverisjes së vendit.

 

Kjo është një gjë e pamundur, mafia kurrë ka pasur fitoret e saja të momentit por nuk qeveris dot një vend, pasi është një pakicë e papërfillshme, por në momentin që ne flasim e ka vënë Shqipërinë në një udhëkryq të rrezikshëm.

 

Nuk kemi përballje me një formacion politik, por po përballemi me një formacion mafioz i cili ka marrë politikën dhe e përdor atë duke komanduar çdo zyrë shteti.

 

Për herë të parë ne kemi një lider në arrest shpie, pa akuzë, ndërkohë dhe për çështjen që ngre pretendimet SPAK, burimi dhe shkaku është përjashta, ai është Edi Rama.

 

Akuzohet Berisha për klubin Partizani, ndërkohë, që ndryshimin e destinacionit e ka kryer Edi Rama, i cili është jashtë dhdjo perpara drejtesise.

 

Edi Rama është nën akuzë për një seri gjerash, për portin e Durrësit, koncesionet, është ai që ka hedhur firmat te inceneratorët, si do justifikohet drejtësia për këtë, kush do besojë më të drejtësia?!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here