Të shtëna me armë në Tiranë, plagoset një person

Një person është plagosur me armë zjarri mesditën e kësaj të mërkure në Tiranë. I plagosur është shtetasi Q. E., 73 vjeç, teksa ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:50, në fshatin Mal Vilëz.

Sipas bluve të kryeqytetit, nga të dhënat e para dyshohet se i moshuari është vetëplagosur, teksa Policia ka sekuestruar edhe armën të cilën dyshohet se e ka përdorur 73-vjeçari.

Ende nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja, teksa i mkoshuari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.  Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *