6 mijë dollarë për 5 netë/ Rama, Gjiknuri e Agron Neza fletën bashkë në hotelin e Trump, si u thur plani me Mcgonigal për të fundosur PD-në

Në një raport prej 156 faqesh të quajtur “Shtëpia e Bardhë në shitje” që u prodhua nga zyrtarë të Partisë Demokratike të SHBA në Komitetin Mbikëqyrës të Dhomës së Kongresit ( stafi i Jamie Raskin), ofron prova konkrete se, qeveria Rama ka fjetur në hotelin e Trump në SHBA, për rreth 6 mijë dollarë, për datat e janarit, marsit dhe qershorit 2018, me Agron Neza, informator i FBI dhe Charles Mcgonigal.

Pas kqyrjes së raportit, raporton se,

“në netët e 3 dhe 4 marsit 2018, në hotelin Trump International në Uashington, D.C., ka qëndruar kryeministri shqiptar Edi Rama së bashku me dy këshilltarë. Hetuesit e FBI kanë pretenduar se më 4 mars, zoti Rama darkoi me Charles McGonigal, një ish-Shefi i kundërzbulimit të FBI-së dhe Agron Neza, një biznesmen nga New Jersey i cili më parë ka punuar në një agjenci të inteligjencës shqiptare. Agron Neza fjeti në të njëjtin kat me këshilltarët e qeverisë Rama“.

Share it :