Senati i ka kthyer presidentit Joe Biden, kandidaturën e David J. Kostelancik, për ambasador të SHBA-ve në Shqipëri.
Mesohet se Senati nuk e ka miratuar David J. Kostelancik që të jetë shef i Ambasadës se SHBA në Tiranë.
Senati i ka kërkuar Presidentin të SHBA, Joe Biden, që të miratojë një kandidat të ri për postin e ambasadorit amerikan në vendin tonë.
David Kostelancik u emërua si ambasador i Shteteve të Bashkuara në Tiranën zyrtare nga Presidenti Biden më 24 Janar 2023, por Senati nuk e ka miratuar këtë kandidaturë.
David Kostelancik ka shërbyer në Shqipëri edhe më përpara në periudhën 1992-1994, si përfaqësuesi i parë për çështjet politike dhe ekonomike në ambasadën e porsahapur amerikane në Tiranë. Para emërimit si ambasador, i shërbente si Këshilltar për Politikën e Jashtme i Shefit të Shtatmadhorisë amerikane, Gjeneralit Mark Milley.
Kostelancik është një diplomat me një karrierë 30-vjeçare. Ai ka shërbyer dy herë në Ambasadën amerikane në Moskë, në misionet e SHBA-së në OSBE dhe NATO, si edhe në Ankara të Turqisë. Ai flet rusisht, hungarisht, shqip dhe turqisht.
Mosmiratimi i tij ngjan me rastin ‘Kalavac’ që u rrëzuan në vitin 2019 dhe Shqipëri u emërua Yuri Kim. Atëkohë u përfol shumë se lidhjet e fuqishme të Sorosit në Senat rrëzuan Kalavac dhe ndikuan që në Shqipëri të emërohej Kim. Rastet duken të ngjashme, duket ndikimi i ndonjë lobimi të fuqishëm që ka ndikuar në vendimin e Senatit.
A është rastësi apo vërtetë ka ndodhur kështu, kjo mbetet për t’u parë./syri.net